Herën e fundit në objektin e qeverisë kishte qenë si zv/kryeministër ku u shkarkua nga kryeministri në atë kohë në detyrë Albin Kurti. Avdullah Hoti në ditën kur po bëhen katër muaj që Albin Kurti kishte marrë detyrën zyrtare të qeverisë, ai me ceremoni zyrtare po vjen në të njëjtën pozitë.
Para gardës ceremonial të FSK-së, kryeministri i ri parakaloi i vetëm, pasi që Albin Kurti mungoi në ceremoninë e dorëzimit të detyrës ashtu, siç e do protokolli i shtetit, mungesë të cilën e kishte paralajmëruar qysh mbrëmë.
Hoti mbajti mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë. Tha se fokus i qeverisë së tij do të jetë adresimi i nevojave në arsim dhe shëndetësi.
Hoti më pas vizitoi varrin e presidentit, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, si dhe varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Ish-Kryeministri Albin Kurti në ditën e parë jashtë zyrave të qeverisë tha ka nënshkruar peticionin e organizuar nga LVV-ja për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka kritikuar kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrin Albin Kurti për bojkotimin e udhëheqjes së seancës respektivisht dorëzimin e detyrës së kryeministrit.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/